Vllaznia

Volejboll

Njoftime/Notifications

Teuta - Vllaznia

Posted by vllaznia on October 28, 2011 at 5:05 PM

Teuta 2-3 Vllaznia ( 23-25 ; 25-15 ; 25-23 ; 28-30 ; 14-16 )


Vllaznia mund Teutën 3-2 brenda në Durrës


Një fitore shumë të rëndësishme ka arritur mbrëmë ekipi i Vllaznisë në volejboll për meshkuj. Ai ka fituar 3-2 ndaj Teutës së Durrësit brenda në pallatin e sportit "Ramazan Njala" të këtij qyteti. Ndeshja ka qenë me shumë emocione dhe ka zgjatur mbi dy orë. Shkodranët e trajnerit Artan Kalaja kanë fituar setin e parë 25-23, pastaj kanë humbur të dytin 15-25. Me barazimin e rezultatit u duk se durrsakët do merrnin frenat e lojës në dorë, aq më tepër që ata kanë fituar edhe setin e tretë 25-23. Por këtu ndodh kthesa. Vllaznia nuk dorëzohet dhe fiton setin e katërt pas një drame të vërtetë me rezultatin 30-28 duke i barazuar setet në 2-2 dhe duke i dhënë shpresë vetes për fitoren e krejt ndeshjes. Edhe seti final ka patur shumë rivalitet por shkodranët kanë fituar në fund 16-14 duke marrë kësisoj një fitore shumë të rëndësishme ndaj njërës prej skuadrave më të mira të kampionatit.


*Gazeta Shkodra Sport


Categories: None

Post a Comment

Oops!

Oops, you forgot something.

Oops!

The words you entered did not match the given text. Please try again.

Already a member? Sign In

0 Comments

Videos

656 views - 0 comments
551 views - 0 comments
710 views - 0 comments
596 views - 0 comments