Vllaznia

Volejboll

Njoftime/Notifications

Miculi kthehet nga Roma per kombetaren e Beach-Volley , Qerraxhija kuq e zi 2 her brenda vitit

Posted by vllaznia on July 2, 2013 at 6:50 PM

Bruno Miculi dhe Klaudio Qerraxhija do te jene 2 lojtaret qe do perfaqesojne ekipin kombetar Shqiptare te Beach-Volley ne Ballkaniaden Under 23 . Per 2 shkodranet kjo eshte hera e pare qe marrin pjese ne nje disipline te tille ndonese jane rritur bashke dhe kane luajtur perkrah njeri-tjetrit qe me ekipet e moshave , paraterinjte, te rinjte dhe gjithashtu edhe me kombetaren e Volejbollit ne vitin 2010 . Bruno Miculi i sapo kthyer nga Italia , ku aktualisht studion dhe stervitet me nje ekip profesionist , i eshte bashkuar shokut te tij te skuadres dhe prej disa ditesh po zhvillojne seanca stervitore ne rere , ne plazhin e Velipojes .. Ndersa per Klaudio Qerraxhine , aktuaisht lojtare i Vllaznise, kjo eshte hera e dyte brenda vitit qe thirret ne kombetare , pasi 1 muaj me pare u mbodh nga trajneri Tomorri per kombetaren e volejbollit ku beri nje paraqitje mjaft te mire .. Kjo nuk eshte hera e pare qe shkodranet zgjidhen per volejbollin e plazhit , kujtojme disa nga emrat si Cuni , Marashaj , vellezerit Prela , apo edhe Taflaj e Qafarena .  Ajo qe vlen te permendet kete vit eshte fakti se Federata Shqiptare e Volejbollit nuk ka marre persiper te mbuloje asnje shpenzim por ka qene pikerisht pronari i Hotel Colosseo Zoti VALTER FUSHAJ , nje biznesmen i sukseshem ne Shkoder , i cili ka sponsorizuar dyshen shkodrane .. Duke falenderuar Zotin Fushaj dhe duke shpresuar qe gjeste te tilla te perseriten edhe nga biznesmene te tjere , i urojme suksese dyshes Miculi-Qerraxhija ...



Miculi & Qerraxhija , shkodranet qe do perfaqesojne shqiperine ne Beach-Volley


Hotel Colosseo , Shkoder , Me pronar zotin Valter Fushaj .. http://www.colosseohotel.com/


Categories: None

Post a Comment

Oops!

Oops, you forgot something.

Oops!

The words you entered did not match the given text. Please try again.

Already a member? Sign In

0 Comments

Videos

650 views - 0 comments
547 views - 0 comments
705 views - 0 comments
590 views - 0 comments