Vllaznia

Volejboll

Njoftime/Notifications

Po te duash , quaji Emocione ...(marre nga gazeta Corriere dello Sport)

Posted by vllaznia on April 27, 2012 at 5:05 PM

Shperthejne ne duartrokitje 11 000 tifozet : nga zemra per << Bovo>> ne fairplay .

Sport i Cuditshem Volejbolli !!!!

Para fillimit te ndeshjes mbahet 1 minute heshtje , asnje nuk flet, asnje nuk therret shokun prane , por 2 anet e pallatit te sportit ne kor shperthejne ne brohoritje << Bovo Bovo>> dhe te gjithe ngrihen per ti duartokitur.. Sport i Cuditshem Volejbolli , ku gjen nje kroat i sili sapo ka fituar kampionatin kombetar vihet perballe 2 serbeve , shoke skuadre te perqafuar me dy flamuj te ndryshem , mbi te cilet ne te kaluaren eshte derdhur gjak ... Sport i Cuditshem Volejbolli : mbi 11 000 spektatore ne tribunen e Forum (pallati i sportit i Trentinos) kampionet ne fuqi te Italise (Trentino Volley) humbasin ndeshjen dhe gjithe kampionatin (kujtojme qe gjate gjithe vitit kjo skuader mbante kreun e tabeles) per nje top te dyshimte dhe e gjithe protesta e kesaj skuadre ishte ndonje fishkellime ose ndonje diskutim mes albitrit dhe trajnerit dhe kaq . Sport i Cuditshem Volejbolli : tifozet e te dy skuadrave presin se bashku hapjen e bileterise dhe bejne komplimente mbi bluzat e njeri tjetrit , bluza te cilat do duartrokasin . Sport i Cuditshem Volejbolli : ku ne fund te ndeshjes skuadra fituese fton te gjithe spektatoret ne fushe per te festuar se bashku dhe lojtaret perzihen me turmen pa asnje mase sigurie . Sport i Cuditshem Volejbolli , nese arrin ta zbulosh , nuk largohesh kurre me  . Ditet si keto kane dicka magjike , speciale , te pazakonshme .....

FUTBOLL : Merrni Shembull !!!!!



Gjeja e fundit qe Bovolenta ka bere nga kjo e botes ishte te mbante ne dore nje top volejbolli ne momentin para se te kryente sherbimin . Ai top qe kurre nuk arriti te kaloje rrjeten dhe te perfundonte ne pjesen tjeter te fushes , ate top te cilin e mori ne dore biri i tij , Alessandro , diten e Merkure ne Ravenna ne debutimin e tij me Kombetaren Italiane . 5 gjigande ( i referohet lojtareve te ekipit te formacionit ) rreth tij qe perplasnin duart dhe i gjithe publiku ne kembe qe i japin zemer ketij 7-vjecari te dergoje topin nga pjesa tjeter e rrjetes dhe te beje pike . 

Nuk dua te flas per emocione , per lot gezimi , per dhimbje dhe kenaqesi sepse ata qe ishin te pranishem aty dhe ata qe e kane ndjekur nga shtepite e tyre e dine shume mire se per cfare po flas ... 

 

VIDEO : http://www.youtube.com/watch?v=y7P9sCGHVxM


(Corriere dello sport)

 

 


Categories: None

Post a Comment

Oops!

Oops, you forgot something.

Oops!

The words you entered did not match the given text. Please try again.

Already a member? Sign In

0 Comments

Videos

650 views - 0 comments
547 views - 0 comments
705 views - 0 comments
590 views - 0 comments