Vllaznia

Volejboll

Njoftime/Notifications

Mbyllet sezoni i rregullt , te shtunen play off

Posted by vllaznia on March 15, 2012 at 6:45 PM

Sezoni i rregullt në volejboll për meshkuj ka përfunduar pasditen e së martës, me takimin e prapambetur Skënderbeu-Studenti (0-3 për kryeqytetasit). Një ndeshje që kishte rëndësi, pasi përcaktoi skuadrën kryesuese, Studenti, duke zbritur në vendin e dytë Teutën. Këto dy skuadra, pavarësisht se çfarë pozicioni do të zinin në renditje, do të jenë pushim për një periudhë 10-ditore, pasi janë kualifikuar direkt në ndeshjet gjysmëfinale. Ndërsa duke nisur nga e shtuna, do të nisin takimet çerekfinale të play off-it, ku marrin pjesë ekipet e renditura në vendet 3-6, respektivisht Tirana, Vllaznia, Skënderbeu dhe Elbasani.


Çerekfinalet e play off-it do të nisin me takimet Tirana-Elbasani dhe Vllaznia-Skënderbeu. Sipas formulës, në gjysmëfinale shkon skuadra që fiton 2 nga 3 ndeshjet e parashikuara. Fituesja e çiftit Tirana-Elbasani do të luajë në gjysmëfinale me Teutën, ndërsa fituesja e çiftit Vllaznia-Skënderbeu do të luajë me Studentin në gjysmëfinale.

 

Të shtunën (17 mars) luhen çerekfinalet e para, ndërsa më 20 mars ndeshjet e kthimit dhe, nëse do të jetë e nevojshme, më 23 mars do të luhen ndeshjet e treta çerekfinale. Por në këtë fazë nuk parashikohen shumë surpriza, pasi Skënderbeu dhe Elbasani nuk kanë arritur të fitojnë asnjë ndeshje me skuadrat sipër tyre në klasifikim. Madje, Elbasani e mbylli sezonin e rregullt pa asnjë fitore dhe në vendin e fundit.

 

Gjysmëfinalet e play off-it janë parashikuar që të nisin më 24 mars, por kjo datë mund të shtyhet në rast se çerekfinalet shkojnë me 3 ndeshje. Studenti dhe Teuta, dy ekipet e para në renditje, janë dy ekipet e para gjysmëfinaliste dhe janë në pritje të rivalëve. Në finale, shkon skuadra që fiton 2 nga 3 ndeshjet gjysmëfinale. faza finale, e cila është me 5 ndeshje, është parashikuar që të nisë më 3 prill dhe të përfundojë më 15 prill (nëse luhen të pesta ndeshjet, ashtu si një vit më parë;).



Categories: None

Post a Comment

Oops!

Oops, you forgot something.

Oops!

The words you entered did not match the given text. Please try again.

Already a member? Sign In

0 Comments

Videos

650 views - 0 comments
547 views - 0 comments
705 views - 0 comments
590 views - 0 comments