Vllaznia

Volejboll

Njoftime/Notifications

Mbledhja Ballkanike e Volejbollit

Posted by vllaznia on December 21, 2011 at 6:00 AM


Caktohen vendet pritese per Ballkaniaden e ardhshme 2012 . 


C'do vit Vllaznia eshte perfaqesuar denjesisht me lojtaret shkodran pjesmarres ne kombetaret perkatese si ne Volejboll ashtu dhe BeachVolley ... 

I urojme suksese te gjitha kombetareve per vitin e ardhshem ..


Në vitin e ardhshëm do të zhvillohen 6 turne të ndryshëm moshash dhe 3 turne plazhi. Shtohen edhe dy veprimtari

 

Dje paradite, në Stamboll të Turqisë është zhvilluar Asambleja e radhës e Federatës Ballkanike të Volejbollit (BVA), ku ka marrë pjesë edhe sekretari i Federatës Shqiptare të rrjetës, Leonard Tase. Një asamble thuajse rutinë, ku palët kanë diskutuar për veprimtaritë e këtij viti, problemet financiare dhe ato të marketingut dhe si zakonisht, në fund kanë caktuar edhe vendet ku do të zhvillohen Ballkaniadat e moshave të vitit të ardhshëm.

 

Duke nisur nga viti 2012 është rënë dakord që të shtohet edhe një kategori tjetër e veprimtarive ballkanike, ajo e moshës deri në 14 vjeç, djem e vajza. Kështu, përveç 4 kampionateve aktuale ballkanike për të rinj e të reja, paratërinj e paratëreja, do të ketë edhe për moshat më të vogla, që është miratuar në unanimitet nga të pranishmit.

 

Në vitin që vjen, asnjë prej këtyre veprimtarive nuk do të zhvillohet në vendin tonë, madje as edhe turnetë e beachvolley-t, teksa fondet e pamjaftueshme nuk e mundësojnë organizimin çdo vit të një turneu të tillë në Shqipëri. Këtë vit, FSHV-ja organizoi kampionatin ballkanik për paratëreja.

 

Datat e sakta të zhvillimit të këtyre turneve do të përcaktohen pranverën e ardhshme nga drejtuesit e BVA-së, të cilët kanë theksuar në Asamblenë e Stambollit se puna e kryer nga FSHV-ja në kampionatin ballkanik për paratëreja ka qenë e shkëlqyer dhe shembullore, duke përgëzuar drejtuesit e rrjetës shqiptare për organizimin.

 

 



Turnetë ballkanike 2012

 

 

  • Të rinj ---   Serbi
  • Të reja ---  Turqi
  • Paratërinj   ---    Rumani
  • Paratëreja ---   Mali i Zi
  • Fëmijë (vajza) ---  Turqi
  • Fëmijë (djem)  ---    Bullgari

 

 

 

 

 

 

 

Beachvolley

 

 

  • Të rritur  ---  Turqi
  • U23    ---   Maqedoni
  • U20  ---      Rumani

 

 

 


*Genti Spiri - Gazeta Sporti Shqiptar 

Categories: None

Post a Comment

Oops!

Oops, you forgot something.

Oops!

The words you entered did not match the given text. Please try again.

Already a member? Sign In

0 Comments

Videos

654 views - 0 comments
549 views - 0 comments
708 views - 0 comments
594 views - 0 comments