Vllaznia

Volejboll

Njoftime/Notifications

Vllaznia- Teuta

Posted by vllaznia on December 7, 2011 at 12:45 PM

Vllaznia- Teuta, luhet të enjten në "Qazim Dervishi"


Kryendeshje e volejbollit të meshkujve mes Vllaznisë e Teutës do të luhet ditën e enjte të kësaj

jave. Dueli që ishte parashikuar të luhej të dielën e javës tjetër u shty për shkak se pallati i

sportit “Qazim Dërvishi” kishte terren të rrëshqitshëm si shkak i kondicionimit të parketit nga

lagështira. Në këtë mënyrë drejtuesit e të dy ekipeve në bashkëpunim me Federatën Shqiptare

të Volejbollit vendosen ta shtyjnë këtë ndeshje. Tashmë është marrë vendimi dhe skuadrave

i është dërguar shkresa zyrtare e cila njofton se sfida e volejbollit të meshkujve mes Vllaznisë e

Teutës do të luhet diten e enjte (nesër). Ndeshja do të luhet në të njëjtin vend, në pallatin e

sportit “Qazim Dërvishi” në ora 17:00. Do të jetë një ndeshje shumë e fortë sepse përballë janë

dy prej ekipeve më të mira në vend aktualisht në volejbollin e meshkujve. Aq më tepër që këto

dy skuadra kanë disa arsye më shumë për t’i rrëmbyer fitoren njëra-tjetrës. Teuta kërkon

hakmarrjen pas humbjes së pësuar para pak kohësh brenda në Durrës nga Vllaznia, e cila edhe

pse kishte një ekip më të organizuar dhe me volejbollistë me diferenca sa i takon pagesave, po

ashtu edhe një kontigjent më të madh lojtarësh, shkodranët ditën të marrin fitoren, dhe kjo nuk

është kapërdier lehtë nga durrsakët, ndaj do të jenë në Shkodër për hakmarrjen. Po ashtu është

edhe një mini-derbi shkodran. Aktualisht teuta ka në përbërjen e saj dy shkoranët,

ish-volejbollistë të Vllaznisë, Endri Jukni e Renato Kola të cilët merkaton e verës iu bashkuan

durrsakëve. Shkodranët e Teutës kanë egon për ta mundur qytetin e tyre ndërsa nga ana tjetër

janë kuqeblutë që kërkojnë të thyejnë për të dytën herë Teutën bashkë me shokët e tyre që deri

para pak muajsh i kishin në ekip. Të gjitha këto premtojnë për një sfidë të bukur e plot emocione

e cila besojmë se nuk duhet humbur pa u shijuar.


*Gazeta Shkodra Sport

Categories: None

Post a Comment

Oops!

Oops, you forgot something.

Oops!

The words you entered did not match the given text. Please try again.

Already a member? Sign In

0 Comments

Videos

654 views - 0 comments
549 views - 0 comments
708 views - 0 comments
594 views - 0 comments