|
Vllaznia- Teuta, kryendeshja e javës në volejboll këtë javë
Vllaznia 0-3 Teuta (15-25 ; 22-15 ; 14-25 )
VLLAZNIA : Atrid Miloti ; Nikolin Qafarena ; Andi Prela, Ardit Taflaj ; Tuad Drinazi ,Dorjan Tafa ; Fatjon Çekini ; Mirjan Rahishta ..
Trajner: A. Kalaja
Teuta : Bardhi , J. Dashi, A. Dashi, Nazifi, Renato Kola , Endri Jukni, Liti, Kolea, Uruçi, Tepelena, Myftari.
Trajner : N. Limanaj .
Ndeshja më e rëndësishme e kësaj jave në kampionatin kombëtar të volejbollit për meshkuj,
është ajo që do luhet në Shkodër në mes ekipeve të Vllaznisë dhe Teutës. Ashtu si dhe
ndeshjet e basketbollit, edhe këto të volejbollit me vendim të Federatës përkatëse, janë shtyrë
për të dielën për t'u luajtur për shkak të ditës së zisë që do jetë nesër. Sfida mes Vllaznisë dhe
Teutës konsiderohet shumë e rëndësishme sepse janë dy ekipe rivale me njëra-tjetrën.
Për më tepër, Vllaznia para tre javësh e mundi Teutën brenda në Durrës me rezultatin 3-2 pas
një ndeshje shumë të bukur. Me siguri që durrsakët do kërkojnë të marrin revanshin ndërkohë
që shkodranët do mundohen të bëjnë më të mirën e tyre për të treguar se dinë t'i fitojnë sfidat
direkte. Kjo ndeshje do luhet të enjten në orën 17.00 në pallatin e sportit "Qazim Dervishi".
*Gazeta Shkodra Sport
Categories: None
The words you entered did not match the given text. Please try again.
Oops!
Oops, you forgot something.