Vllaznia

Volejboll

Njoftime/Notifications

view:  full / summary

Boshkovic : Vij per titull te Vllaznia

Posted by vllaznia on March 2, 2014 at 12:25 PM Comments comments (2)

ASNN - Goran Boshkoviç hedh firmën për Vllazninë: “Vij për titull”. Malazezi që ka luajtur me Buduçnostin, një njohje e vjetër e kundërshtarit të sotëm të kuqebluve në finalen e Superkupës, pra Studentit, ka të dhëna të mira që premtojnë për t’i ndihmuar shkodranët për trofe. Vllaznia në volejboll për meshkuj, në prag të finales së Superkupës së Shqipërisë, e cila do të zhvillohet sot pasdite në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, në ora 18:00, ka shtuar zyrtarisht radhët e saj.

Pikërisht dje ka hedhur zyrtarisht firmë në kontratë me Vllazninë një nga volejbollistët e ardhur nga Mali i Zi. Bëhet fjalë për Goran Boshkoviç. Malazezi është i datëlindjes 08.06.1994 dhe vjen nga ekipi i Buduçnost. Madje duhet të jetë lojtar që njihet nga kundërshtari i drejtpërdrejtë i Studentit në këtë sezon, sepse vitin e kaluar, skuadra e Ylli Tomorrit, Buduçnostin dhe Boshkoviçin e ka pasur kundërshtar në Ligën Rajonale Ballkanike.

Pa thënë që herë pas here, Studenti ka bërë dhe ndeshje miqësore me malazezët. Mirëpo Vllaznia ka qenë më e shkathët në marrjen e këtij lojtari, ndërsa të dhënat e tij duken shumë të mira dhe po ashtu duket se kanë të bëjnë me një volejbollist shumë cilësor. Fakti që sezonin e kaluar ka qenë kapiteni i ekipit kombëtar të Nën-19-vjeçarëve të Malit të Zi flet vetë për këtë volejbollist. Gjërat kësisoj janë në rrugë të mbarë për Vllazninë e volejbollit.

Afrimi i një sponsori, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur nga ana e klubit shkodran, ka rregulluar shumë gjëra në këtë ekip, që është pretendent për titullin “kampion”. Por jo vetëm kaq, por është pretendent për Superkupën e Shqipërisë, apo dhe për Kupën e Shqipërisë, finalet e të cilit do të zhvillohen në Tiranë, më 7 dhe 8 shkurt 2014. Vetë Boshkoviç, duke folur shkurt për mediat sportive, ka thënë: "Kam ardhur tek Vllaznia nga që e di se ajo lufton për të fituar titullin “kampion” këtë sezon”.

“Dhe prandaj do të bëj çmos për ta ndihmuar këtë skuadër në arritjen e këtij objektivi", - ka përfunduar malazezi. Për volejbollistin tjetër që është në provë, bëhet fjalë për një malazez me origjinë sllovene, drejtuesit e skuadrës ende nuk kanë vendosur. Megjithatë në ditët e ardhshme do të sqarohet fakti nëse ai do firmosë, apo jo me Vllazninë, ashtu siç bëri Boshkoviç.


               Goran Boskovic

Antonio Qafarena dhe Endri Bushati me kombetaren e para te rinjeve

Posted by vllaznia on July 25, 2013 at 9:30 AM Comments comments (0)

Ka qene pikerisht trajneri i Tiranes , Albion Hajdari njekoheshit edhe trejner i kombetares shqiptare te para te rinjeve qe ka thirrur ne grumbullim 2 shkodranet ... Antonio Qafarena , lojtari me shtatlarte i kombetares eshte vendosur ne rolin e diagonalistit ndersa per Bushatin eshte menduar ti besohet mbrojtja dhe topi i pare , duke marre rolin e liberos ... Per te 2 keta lojtare eshte hera e pare qe mblidhen me kombetaren , natyrsiht qe kjo do te jete nje eksperienc per ta dhe vitin e ardhshem me Vllaznine do te arrijne rezultate  me te larta ..

Kampionati zhvillohet ne Bullgari ( Kazanlak) dhe zgjat 5 dite , nga data 24-28 Korrik .. Ekipet pjemarrese jane 6 dhe Shqiperia do te zhvilloje ndeshje me te gjitha ... Per te percaktuar fituesen eshte menduar te zhvillohet me sistem pikesh ..

 

Dita I      Serbia 3-0 Albania   ora 15:00

Dita II     Moldavia - Albania    ora 17:00

Dita III     Albania - Turqia        ora 15:00

Dita  IV   Bulgaria - Albania     ora 19:00

Dita V    Albania - Roumenia   ora 12:00



Beach-Volley Ohrid U-20 , Shqiperia mbyll diten e pare me 2 fitore

Posted by vllaznia on July 24, 2013 at 4:40 PM Comments comments (0)

Tashme u be tradite qe pjese e kombetares se Beach-Volley te jene shkodrane  .. Kane qene pikersiht dyshja Miculi-Qerraxhija qe per here te dyte brenda 1 muaji perfaqesojne Shqiperine ne nje kompetiocion nderkombetar .. Diten e sotme , (24 korrik 2013) , shorti vuri perball djemve shkdorane ciftin Macedonas dhe Sllovene .. Ndeshja e pare e luajtur ne oren 10:00 nuk solli shume surpriza pasi Shqiperia mundi 2 me 0 Macedonine ... Ndersa ndeshja e dyte e luajtur pasdite ne oren 18:30 do ti vinte ne veshtiresi Miculin dhe Qerraxhine pasi u desh seti final qe te vendoste fituesin . Seti i pare u mbyll me rezultatin 21-18 , ndersa seti i dyte ka folur per Sllovenet te cilet udhohoqen gjate gjithe setit duke e mbyllur 16-21 .. Ne setin final cifti Shqiptar arriti ta permbys rezulatatin edhe pse ishin 4 pike pas , duke e mbyllur 15-12 dhe krejt takimin ne shifrat 2 me 1 ..

Diten e neserme ne ora 10:00 Shqiperia do te kete perballe dyshen Bullgare e cila gjithashtu ka 2 fitore .. Ne rast fitoreje , cifti shqiptare do to kualifikohet per ne gjysme-finale .

Miculi kthehet nga Roma per kombetaren e Beach-Volley , Qerraxhija kuq e zi 2 her brenda vitit

Posted by vllaznia on July 2, 2013 at 6:50 PM Comments comments (0)

Bruno Miculi dhe Klaudio Qerraxhija do te jene 2 lojtaret qe do perfaqesojne ekipin kombetar Shqiptare te Beach-Volley ne Ballkaniaden Under 23 . Per 2 shkodranet kjo eshte hera e pare qe marrin pjese ne nje disipline te tille ndonese jane rritur bashke dhe kane luajtur perkrah njeri-tjetrit qe me ekipet e moshave , paraterinjte, te rinjte dhe gjithashtu edhe me kombetaren e Volejbollit ne vitin 2010 . Bruno Miculi i sapo kthyer nga Italia , ku aktualisht studion dhe stervitet me nje ekip profesionist , i eshte bashkuar shokut te tij te skuadres dhe prej disa ditesh po zhvillojne seanca stervitore ne rere , ne plazhin e Velipojes .. Ndersa per Klaudio Qerraxhine , aktuaisht lojtare i Vllaznise, kjo eshte hera e dyte brenda vitit qe thirret ne kombetare , pasi 1 muaj me pare u mbodh nga trajneri Tomorri per kombetaren e volejbollit ku beri nje paraqitje mjaft te mire .. Kjo nuk eshte hera e pare qe shkodranet zgjidhen per volejbollin e plazhit , kujtojme disa nga emrat si Cuni , Marashaj , vellezerit Prela , apo edhe Taflaj e Qafarena .  Ajo qe vlen te permendet kete vit eshte fakti se Federata Shqiptare e Volejbollit nuk ka marre persiper te mbuloje asnje shpenzim por ka qene pikerisht pronari i Hotel Colosseo Zoti VALTER FUSHAJ , nje biznesmen i sukseshem ne Shkoder , i cili ka sponsorizuar dyshen shkodrane .. Duke falenderuar Zotin Fushaj dhe duke shpresuar qe gjeste te tilla te perseriten edhe nga biznesmene te tjere , i urojme suksese dyshes Miculi-Qerraxhija ...



Miculi & Qerraxhija , shkodranet qe do perfaqesojne shqiperine ne Beach-Volley


Hotel Colosseo , Shkoder , Me pronar zotin Valter Fushaj .. http://www.colosseohotel.com/


Vllaznia humb miqesoren ne Durres ndaj Teutes

Posted by vllaznia on September 6, 2012 at 2:00 PM Comments comments (0)

Diten e sotme ekipi i Vllaznise ka udhetuar drejt Durresit per te zhvilluar nje ndeshje miqesore kunder ekipit te Teutes . Ekipi shkodran vjen pas nje faze pergatitore intensive prej 10 ditesh zhvilluar ne plazhin e Velipojes e megjitheate nuk duket se kane bere nji paraqitje te mire .

Teuata ka udhehequr gjate gjithe kohes , duke fituar bindshem 3 setet e para perkatesisht me 18 , 15 dhe 12...

Duke qene nje ndeshje miqsore , eshte vendosur te zhvillohej edhe nje set i katert , te cilin e ka fituar Vllaznia ne shifrat 25-22 . 

Shkaku i kesaj paraqitje jo te mire te Vllaznise ndoshta ka qene fakti se ata vetem para 3 ditesh jane kthyer nga faza pergatitore dhe nuk kane pasur kohe mjaftueshem per seanca stervitore taktike , gjithashtu vlen te permendet qe ekipi durrsak eshte nder me te miret ne vend , ku vitin e kaluar arriti te renditej i dyti dhe nje vit me pare kampione kombetare . Nje fakt tjeter interesant ka qene edhe aktivizimi ne radhet e Teutes , e disa lojtareve nga ekipi fqinj i Erzenit , i krijuar muajt e fundit . Kjo eshte nje shenje e mire per volejbollin ne vend pasi krijimi i skuadrava te reja sjell rritje te konkurrences dhe rritje te nivelit te lojtareve .

Per Vllaznine kjo miqesore vlen si tregues se kerkohet akome pune dhe stervitje qe djemte shkodrane te pretendojne per titull , sidomos tani qe jemi fare pak jave para fillimit te kampjonatit .. 


Ja emrat e 8 lojtareve shkodran te aktivizuar ne ndeshjen e sotme : 

Atrid Miloti ; Ardit Taflaj ; Endri Jukni ; Nikolin Qafarena ; Fatjon Cekini ; Tuad Drinazi ; Dorjan Tafa ; Klaudio Qerraxhija

Nderkohe ne ekipin durrsak u aktivizuan lojtare nga Teuta dhe Erzeni : 

Sokol Rreshka ; Kolea ; Jurgen Dashi ; Aldo Dashi ; Blerim Pepa ; Edmond Moku ; Lan Istrefi ; Xhuljo Myftari ..



Serish 2 shkodrane pjese e kombetares Beach-volley

Posted by vllaznia on July 17, 2012 at 3:40 PM Comments comments (0)

Taflaj dhe Qafarena , 2 shkodranet perfaqesojne Shqiperine ne ballkaniaden e Beach-volley.

Ardit Taflaj dhe Nikolin Qafarena jane perzgjedhur nga Federata Shqiptare e Volejbollit per te marre pjese ne kampionatin ballkanik te Beach-volley . Dy shkodranet pjese e ekipit te te rriturve te vllaznise , do te nisen diten e merkure , 18 korrik drejte Maqedonise ku do ti bashkohet edhe dyshja perfaqesuese e femrave Tuci dhe Prenga . 

Kampionati zgjat 3 dite nga data 18 deri 21 korrik dhe zhvillohet ne Shkup . Si cdo vit pritet nje pjesmarrje e gjere e ekipve ballkanike si Serbia Bullgaria , Mali i Zi etj . 


Ardit Taflaj : http://vllazniavolejboll.webs.com/apps/forums/topics/show/3947905-ardit-taflaj

Nikolin Qafarena : http://vllazniavolejboll.webs.com/apps/forums/topics/show/3947930-nikolin-qafarena-

                                       

Borxhet dhe kampionatet e moshave pezullojne Ballkaniadat

Posted by vllaznia on June 11, 2012 at 12:45 PM Comments comments (1)

FSHV-ja konfirmon se këtë vit nuk do të marrë pjesë në turnetë Ballkanike për moshat. Arsyeja është mungesa e anës financiare

Federata Shqiptare e Volejbollit nuk do të marrë pjesë këtë vit në kampionatet Ballkanike për mosha, që zhvillohen gjatë muajve të verës (qershor-korrik-gusht). Lajmin e ka konfirmuar dje për “Sportin shqiptar” sekretari i FSHV-së, Leonard Tase, që shton se ka informuar edhe Federatën Ballkanike të Volejbollit (BVA) për tërheqjen e Shqipërisë nga këto aktivitete. Mungesa e fondeve të mjaftueshme për të përballuar këto turne duket se ka ndikuar në këtë vendim të vështirë por të detyruar të FSHV-së, që mungon për herë të parë në Ballkaniada pas pezullimit të 4 viteve më parë. FSHV-ja ka ende detyrime të prapambetura për të shlyer ndaj të tretëve, ndaj fillimisht do të mbyllë borxhet dhe më pas do të mendojë për Ballkaniadat e 2013-s.

 

Vendimi Sekretari i FSHV-së, Leonard Tase, pranon se deri në fund është përpjekur që Shqipëria të mos mungojë ne këto turne të rëndësishëm, por ka qenë e pamundur. “Me buxhetin aktual është e pamundur që të vazhdojmë të luajmë në Ballkaniada, të paktën për këtë vit. Zhvillojmë një kampionat të gjatë me të rriturit dhe këtë vit kemi rritur mjaft numrin e ndeshjeve edhe me të rejat. Nuk duam që të heqim kurrsesi dorë nga kampionatet tona kombëtare për mosha, t’i shkurtojmë apo pezullojmë ato për hir të Ballkaniadave. Po ashtu, vëmendja jonë si Federatë është përqendruar në kampionatet e paratërinjve, që nisin këtë fundjavë. Pra, siç e shihni, janë shumë ndeshje, çka do të thotë që edhe shpenzimet janë të shumta, kryesisht në pagesat e gjyqtarëve. Për këtë arsye, u tërhoqëm nga kampionatet Ballkanike,” – tha dje Tase.

 

Turnetë Janë 6 Kampionate Ballkanike për mosha që organizohen gjatë muajve të verës nga BVA-ja. Përveç 4 turneve të zakonshme, të rinj, të reja, paratërinj dhe paratëreja, këtë vit janë shtuar edhe turnetë e moshës U-14, për herë të parë. Të 6 këto kampionate do të zhvillohen në shtete të ndryshme, por për herë të parë nuk do të dëgjohet himni kuqezi. Shpresa e vetme e Shqipërisë në Ballkaniada është përfaqësimi në BVA-Cup, ose Kupa Ballkanike për skuadra, që zhvillohet në muajin shtator.




Genti Sipir ( Sporti Shqiptar)

Finalja Play-Off 2012 te Rinj

Posted by vllaznia on May 26, 2012 at 2:40 PM Comments comments (0)

Sapo ka perfunduar edhe ndeshja e dyte gjysme-finale ku Vllaznia ka triumfuar perballe ekipit te elbasanit me rezultatin 3 me 1 . Elbasanist kane bere mjaft rezistence duke fituar setin e pare ne shifrat 25-20 por me pas c'do gje ka folur vetem per Vllaznin e cila e ka te lehte ne setin e dyte te cilin e mbyll me shifrat 18-25 . Seti i trete duket disi i veshtire por shkodranet udheheqin gjate gjithe kohes dhe ne fund mbyllin me sukses ne shifrat 22-25. Ne setin e katert duket se Elbasani eshte dorezuar dhe Vllaznia nuk e ka aspak te veshite ta shfrytezoje kete rast duke lene me 14 pike ekipin e drejtuar nga Shabanaj .  

Pas kesaj fitore Vllaznia kalon ne finale aty ku e pret ekipi i Farka Voley , i cili diten e sotme mposhti me rezultatin 3 me 0 kampionen ne fuqi , Tiranen . Finalja do te luhet diten e Diele me date 27-05 ne oren 13:00 ne pallatin e sportit Farie Hoti te Tiranes .


Farka Voley 3-0 Tirana 

Elbasani 1-3 Vllaznia ( 25-20 ; 18-25 ; 22-25 ; 14-25 )


      

Vllaznia                            Vs                  Farka Voley 


World League 2012

Posted by vllaznia on May 18, 2012 at 8:55 AM Comments comments (0)

Starton kampionati boteror i volejbollit per meshkuj , Worl League 2012 . Kampionati do te zhvillohet ne disa faza , ku ne fillim do te jene ndeshjet ne grupe , me nga 4 skuadra c do grup , pastaj ndeshjet e kthimit . Fundi i muajit Maj do te percakotje edhe ekipet te cilat do te arrijne fazen e eliminatoreve . Ndeshjet Finale do te zhvillohen ne Sofje , Bullgari ne datat 4-8 Korrik . Ja skuadrat pjesmarrese dhe grupet perkatese : 

 

http://www.fivb.org/EN/volleyball/competitions/WorldLeague/2012/Pools.asp


Te gjitha ndeshejt do te keni mundesi ti ndiqni Live ne faqen tone :

http://vllazniavolejboll.webs.com/apps/links/




Kampionati Ballkanik

Posted by vllaznia on May 16, 2012 at 3:10 PM Comments comments (0)

Sot pasdite Federata Ballkanike e volejbollit (BVA) ka publikuar listen e vendeve mikepritese te ballkaniadave qe do te zhvillohen gjate veres , ne muajt Korrik dhe Gusht . Ashtu si cdo vit ekipi perfaqesues pritet te marre pjese ne 4 prej ketyre aktiviteteve :

*te Rinj per meshkuj dhe femra

*Paraterinj per meshkuj dhe femra  

Ajo qe bie ne sy eshte krijimi dy aktiviteteve te reja per moshat akoma me te vogla , por ka te ngjare qe Shqiperia kete vit te mos kete nje ekip perfaqesues persa i perket ketyre moshave . 

Sic eshte bere zakon tashme prej disa viteve , lojtaret do ti nenshtrohen nje faze seleksionimi menjehere pas mbarimit te kampionateve kombetare .


Ja lista me vendet mikepritese dhe datat perkatese :


Kampionati Ballkanik per te Rinj : Zrenjanin ( Serbi) / data , 7-11 Gusht 2012 / mosha , '93

Kampionati Ballkanik per te Reja : PTV ( Turqi ) / data , 18-22 Korrik 2012 / mosha , '94

Kampionati Ballkanik per Paraterinj : Bukuresht ( Rumani ) / data , 17-21 Korrik 2012 / mosha '95

Kampionati Ballkanik per Paratereja : Bar ( Mali i Zi ) / data , 24-28 Korrik 2012 / mosha '96

Kampionati Ballkanik per Para-Paraterinj : Kazanlak ( Bullgari ) / data , PTV / mosha '97

Kampionati Ballkanik per Para-Paratereja : PTV ( Turqi ) / data , 8-10 Gusht 2012 / mosha '98


Play-Off te Rinj

Posted by vllaznia on May 15, 2012 at 8:30 AM Comments comments (0)

Mbyllet sezoni i rregullt i kampionatit te volejbollit per te rinj . 4 jane skuadrat qe kane arritur te kualifikohen per ne fazen Play-Off : Vllaznia ; Farka Volej ; Tirana dhe Elbasani te cilat me date 26-Maj do te ndeshen mes tyre duke marre per baze renditjen e seciles skuader ne kampionat 

1) Vllaznia

2) Farka Volej

3) Tirana

4) Elbasani 

dhe perballjet do te jene respektivisht :

B) Tirana - Farka Volej ( Farie Hoti , Tirane ) 16:00 Humbes A)   -   Humbes B)

A) Vllaznia - Elbasani ( Farie Hoti , Tirane) 18:00 Fitues A)       -    Fitues B)


Dy skuadrat fituese do te ndeshen diten e Diele , 27-Maj , per titullin kampion , ndersa 2 skuadrat humbese do te ndeshen per vendin e trete dhe te katert . Pas mbyllljes se kampionatit te rregullt skuadrave i eshte dhene 2 jave pushim ne menyre qe te riparojne ata difekte teknike dhe taktike dhe ne fazen e Play-Off te bejne nje paraqitje sa me te mire . 


Si pretendente per fitimin e ketij titulli duket Vllaznia duke marre parasysh edhe ndeshjet e zhvilluara gjate kampionatit dhe renditjen e tabeles , ku ekipi shkodran gjendet ne krye te saj prej disa javesh , por kjo formule e kampionatit ben qe te zerohen te gjitha piket dhe te filloje cdo gje nga e para . Ne kete menyre te gjitha skuadrat jane te barabarta para Play-Off ..

Ajo qe FSHV nuk shpjegon eshte fakti se finalet do te zhvillohen ne Tirane kur ne fakt rregullorja thote qe skuadra qe perfundon kampionatin ne vendin e pare , ka te drejten e fushes . Megjitheate djemte shkodrane jane te pergatitur dhe te motivuar per titullin kampion pavarisht faktit se ndeshjet nuk zhvollohen ne Shkoder por ne kryeqytet ...

4 shkodrane ne kombetaren Shqiptare ..

Posted by vllaznia on April 29, 2012 at 5:00 PM Comments comments (0)


Ne grumbullimin e radhes te kombetares shqiptare ne volejboll per meshkuj , trajneri Ylli Tomorri , ne listen e 22 kandidateve , ka tirrur edhe 4 volejbolliste shkodrane . behet fjale per nikolin Qafarenen , Ditmir Rrashketen , Arion Cunin dhe Renato Kolen . Kombetarja shqipetare po bahet gati per 2 ndeshjet e turit te pare eliminator te Kampionatit Europian teksa ne datat 12 dhe 19 maj do te zhiloohen 2 ndeshjet me Britanine e Madhe . Nga 4 volejbollistet shkodrane , 3 prej tyre luajne ne Shqiperi ndersa Cuni luan ne kampionatin francez. Rrashekta luan me ekipin kampion te Sudentit , Kola me Teuten dhe Qafarena me Vllaznine , Te kater keta sportist do kerkojne te bindin stafin drejtues te ekipit kombetar per te qene pjese e ekipit ne keto ndeshje zyrtare ngaqe numri i lojtareve do reduktohet ne ditet ne vazhdim . Megjitheate e rendesishme eshte qe shkodranet jane pjese e ekipeve kombetare , ashtu sic kane qene edhe me perpara dhe do vazhdojne te jene edhe ne te ardhmen.

Gazeta Shkodra Sport

Po te duash , quaji Emocione ...(marre nga gazeta Corriere dello Sport)

Posted by vllaznia on April 27, 2012 at 5:05 PM Comments comments (0)

Shperthejne ne duartrokitje 11 000 tifozet : nga zemra per << Bovo>> ne fairplay .

Sport i Cuditshem Volejbolli !!!!

Para fillimit te ndeshjes mbahet 1 minute heshtje , asnje nuk flet, asnje nuk therret shokun prane , por 2 anet e pallatit te sportit ne kor shperthejne ne brohoritje << Bovo Bovo>> dhe te gjithe ngrihen per ti duartokitur.. Sport i Cuditshem Volejbolli , ku gjen nje kroat i sili sapo ka fituar kampionatin kombetar vihet perballe 2 serbeve , shoke skuadre te perqafuar me dy flamuj te ndryshem , mbi te cilet ne te kaluaren eshte derdhur gjak ... Sport i Cuditshem Volejbolli : mbi 11 000 spektatore ne tribunen e Forum (pallati i sportit i Trentinos) kampionet ne fuqi te Italise (Trentino Volley) humbasin ndeshjen dhe gjithe kampionatin (kujtojme qe gjate gjithe vitit kjo skuader mbante kreun e tabeles) per nje top te dyshimte dhe e gjithe protesta e kesaj skuadre ishte ndonje fishkellime ose ndonje diskutim mes albitrit dhe trajnerit dhe kaq . Sport i Cuditshem Volejbolli : tifozet e te dy skuadrave presin se bashku hapjen e bileterise dhe bejne komplimente mbi bluzat e njeri tjetrit , bluza te cilat do duartrokasin . Sport i Cuditshem Volejbolli : ku ne fund te ndeshjes skuadra fituese fton te gjithe spektatoret ne fushe per te festuar se bashku dhe lojtaret perzihen me turmen pa asnje mase sigurie . Sport i Cuditshem Volejbolli , nese arrin ta zbulosh , nuk largohesh kurre me  . Ditet si keto kane dicka magjike , speciale , te pazakonshme .....

FUTBOLL : Merrni Shembull !!!!!



Gjeja e fundit qe Bovolenta ka bere nga kjo e botes ishte te mbante ne dore nje top volejbolli ne momentin para se te kryente sherbimin . Ai top qe kurre nuk arriti te kaloje rrjeten dhe te perfundonte ne pjesen tjeter te fushes , ate top te cilin e mori ne dore biri i tij , Alessandro , diten e Merkure ne Ravenna ne debutimin e tij me Kombetaren Italiane . 5 gjigande ( i referohet lojtareve te ekipit te formacionit ) rreth tij qe perplasnin duart dhe i gjithe publiku ne kembe qe i japin zemer ketij 7-vjecari te dergoje topin nga pjesa tjeter e rrjetes dhe te beje pike . 

Nuk dua te flas per emocione , per lot gezimi , per dhimbje dhe kenaqesi sepse ata qe ishin te pranishem aty dhe ata qe e kane ndjekur nga shtepite e tyre e dine shume mire se per cfare po flas ... 

 

VIDEO : http://www.youtube.com/watch?v=y7P9sCGHVxM


(Corriere dello sport)

 

 


Vllaznia - Tirana (Te Rinj)

Posted by vllaznia on April 7, 2012 at 2:20 PM Comments comments (0)

Vllaznia 3-2 Tirana ( 22-25 ; 25-20 ; 23-25 ; 25-14 ; 15-8 )


Vllaznia : Klaudio Qerraxhija ; Klaudio Gjoni ; Kristjan Kola ; Elton Doniku ; Rinel Rexhvelaj ; Besmir Tafili ; Fatjet Haxhagiqi ; Sufjan Mithi ; Gerti Bushati ; Alis Sylja ; Antonio Qafarena ; Enrold Ujka ; Eridon Bushati

Trajner : Mirjan Rrahishta


 

Tirana : Alberto Duka ; Kristi Berdufi ;  Ledio Martiro ; Glejn Zagori ;  Erjon Uka ; Januz Malaj ; Elvis Muca ; Flori Haxhiu : Romeo Meco ; Kevin Gega ; Kristi Martiro ; Eugen Ajdini ; Aldo Kupi

Trjaner : Albion Hajdari

E gjithe historia e volejbollit Shqiptare ne nje liber

Posted by vllaznia on April 7, 2012 at 9:25 AM Comments comments (16)

Dje është promovuar libri “Historia e volejbollit shqiptar”. 65 vjet histori të mbledhura në 300 faqe

 

Prej ditës së djeshme, ka dalë zyrtarisht në treg një botim i ri, libri i parë që ka si objekt historinë 65-vjeçare të volejbollit shqiptar. Autori Petrit Shehu në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Volejbollit i ka sjellë publikut të gjerë e në veçanti sportdashësve të sportit të rrjetës një arkivë të gjallë të volejbollit shqiptar. Shumë njerëz, detaje, rezultate e ngjarje që ishin të harruara tashmë mund të gjenden në këtë libër të ri, që i përket volejbollit kuqezi.

 

“Ky nuk është një libër që të mëson volejbiollin, por është një libër që sjell në vëmendje ata që kanë bërë historinë e volejbollit shqiptar, që e luajtën dhe përsosën më tej këtë sport, ndër më të suksesshmit në vendin tonë. Një sport, që pavarësisht se ka si datë të themelimit të tij vitin 1946, i ka rrënjët që në mesin e viteve ’20 të shekullit të kaluar,” – ka thënë ndër të tjera në ceremoninë organizuar dje nga FSHV-ja, autori i këtij libri, Petrit Shehu.

 

Në këtë promovim morën pjesë personalitet e këtij sporti në vendin tonë ndër vite, figura që kanë bërë epokë e që ende sot drejtojnë ekipe dhe japin përvojën e tyre. Për këtë arsye, ishin të shumtë ata që donin të shprehnin mendimet e opinionet e tyre për këtë libër, një risi për spotrin shqiptar. Nga zv.presidenti i FSHV-së, Agron Duka e sekretari Leonard Tase te miqtë nga Kosova, si presidenti Xhavit Mustafa (ishin të pranishëm dy drejtuesit më të lartë të volejbollit kosovar).

 

Pa lënë mënjanë Vasil Binkën, Kreshnik Tartarin, drejtorin e sportev në MTKRS, Vasil Bici, Todi Drizën e shumë të tjerë, të cilët diskutuan dhe morën pjesë në këtë promovim, duke falënderuar autorin Petrit Shehu për këtë dhuratë të çmuar që u ka bërë. Tashmë volejbolli shqiptar ka edhe ai një histori të shkuar, e kjo është një meritë e të gjithë atyre që, qoftë për një ditë, kanë zbritur në parket për të shijuar e provuar këtë sport të bukur.



Studenti - Vllaznia (te Rinj)

Posted by vllaznia on March 31, 2012 at 8:50 AM Comments comments (0)

Studenti - Vllaznia , eshte radha e te rinjeve qe kete jave do te udhetojne per ne tirane per tu perballur me ekipin e Studenitit . Te rinjte shkodran vijne ne kete ndeshje me moralin lart pasi javen e kaluar arriten te mundin ekipin e Farkes duke zene vendin e pare ne renditje . Favorite ne kete ndeshje eshte skuadra shkodrane , megjitheate nuk duhet nenvlersuar aq me teper nje ekip si Studenti ku disa lojatre aktivizohen edhe me ekipin e pare , skuader e cila diten e djeshme solli eliminimin e te rriturve te Vllaznise nga Play-Off . Kjo do te jete nje arsye me shume qe te rinjte e drejtuar nga Mirjan Rrahishta neser te kthehn me fitore ... 


Studenti 0-3 Vllaznia  ( 19-25 ; 22-25 ; 23-25 )


Vllaznia : Klaudio Qerraxhija ; Klaudio Gjoni ; Kristjan Kola ; Elton Doniku ; Rinel Rexhvelaj ; Besmir Tafili ; Fatjet Haxhagiqi ; Sufjan Mithi ; Gerti Bushati ; Alis Sylja ; Antonio Qafarena ; Enrold Ujka ; Eridon Bushati , Ertigen Rexhvelaj.

Trajner : Mirjan Rrahishta




Vllaznia - Farka Voley (te rinj)

Posted by vllaznia on March 23, 2012 at 1:20 PM Comments comments (0)

Vllaznia 3-1 Farka ( 21-25 ; 25-19 ; 25-20 ; 25-23 )


Vllaznia : Klaudio Qerraxhija ; Klaudio Gjoni ; Kristjan Kola ; Elton Doniku ; Rinel Rexhvelaj ; Besmir Tafili ; Fatjet Haxhagiqi ; Sufjan Mithi ; Gerti Bushati ; Alis Sylja ; Antonio Qafarena ; Enrold Ujka ; Eridon Bushati 

 

Farka Voley : Xhevi Palushi ; Amarildo Deliu ; Redi Koci ; Turi Seferi ; Tenni Vllacaj ; Henri Mimani ; Bledi Metani ;  ; Osman Qepa ; Gelsi Deliu ; Bosi Plaku ; Izmir Palushi ; Denis Bajrami .


Diten e Diele date 25-03-2012 ora 11:00 te rinjte e Vllznise presin Farken kryesuese ne pallatin e sportit te qytetit te Shkodres , Qazim Dervishi .. Te dy keto ekipe vijne me fitore te njepasnjeshme dhe ndeshja e radhes do te percaktoje edhe ekipin e kreut ne renditje . Momentalisht kryeson Farka e ndjekur nga Vllaznia me vetem nje pike diference .

Nje fitore e te rinjeve shkodrane do ti rendiste ata ne vendin e pare , c ka e ban me te lehte fazen e Play-Off . Kujtojme qe keta dy ekipe u ndeshen me njeri-tjetrin edhe ne finalen e kupes se rinise prandaj jane cilesuar si pretendete per titullin kampion kete vit .... 



        

Vllaznia - Skenderbeu , Play-Off

Posted by vllaznia on March 18, 2012 at 6:25 PM Comments comments (0)

Vllaznia 2

Skenderbeu  0


Ndeshja 1) Vllaznia 3-1 Skenderbeu ( 16-25 ; 25-19 ; 25-12 ; 25-15 )

http://www.shkodrasport.com/index.php?option=com_content&view=article&id=1519:vllaznia-mund-skenderbeun-3-1-ne-cerekfinalen-e-pare&catid=40:volejboll


Ndeshja 2) Skenderbeu 0-3 Vllaznia (23-25, 17-25, 22-25)

http://www.sportishqiptar.com.al/newsite/2012/03/21/play-off-i-vllaznia-dhe-tirana-ne-gjysmefinale/


Ndeshja 3) Vllaznia - Skenderbeu (-)


Vllaznia : Atrid Miloti ; Nikolin Qafarena ; Andi Prela, Ardit Taflaj ; Tuad Drinazi ,Dorjan Tafa ; Fatjon Çekini ; Mirjan Rahishta

Trajner : Artan Kalaja


Skenderbeu : Xega, R. Prifti, Haxhillari, Caca, Jatagani, Sholla, Brano, Sotiri, Çullhaj, Sheshi.

Trajner: Arben Prifti

Trajner: A. Prifti

Mbyllet sezoni i rregullt , te shtunen play off

Posted by vllaznia on March 15, 2012 at 6:45 PM Comments comments (0)

Sezoni i rregullt në volejboll për meshkuj ka përfunduar pasditen e së martës, me takimin e prapambetur Skënderbeu-Studenti (0-3 për kryeqytetasit). Një ndeshje që kishte rëndësi, pasi përcaktoi skuadrën kryesuese, Studenti, duke zbritur në vendin e dytë Teutën. Këto dy skuadra, pavarësisht se çfarë pozicioni do të zinin në renditje, do të jenë pushim për një periudhë 10-ditore, pasi janë kualifikuar direkt në ndeshjet gjysmëfinale. Ndërsa duke nisur nga e shtuna, do të nisin takimet çerekfinale të play off-it, ku marrin pjesë ekipet e renditura në vendet 3-6, respektivisht Tirana, Vllaznia, Skënderbeu dhe Elbasani.


Çerekfinalet e play off-it do të nisin me takimet Tirana-Elbasani dhe Vllaznia-Skënderbeu. Sipas formulës, në gjysmëfinale shkon skuadra që fiton 2 nga 3 ndeshjet e parashikuara. Fituesja e çiftit Tirana-Elbasani do të luajë në gjysmëfinale me Teutën, ndërsa fituesja e çiftit Vllaznia-Skënderbeu do të luajë me Studentin në gjysmëfinale.

 

Të shtunën (17 mars) luhen çerekfinalet e para, ndërsa më 20 mars ndeshjet e kthimit dhe, nëse do të jetë e nevojshme, më 23 mars do të luhen ndeshjet e treta çerekfinale. Por në këtë fazë nuk parashikohen shumë surpriza, pasi Skënderbeu dhe Elbasani nuk kanë arritur të fitojnë asnjë ndeshje me skuadrat sipër tyre në klasifikim. Madje, Elbasani e mbylli sezonin e rregullt pa asnjë fitore dhe në vendin e fundit.

 

Gjysmëfinalet e play off-it janë parashikuar që të nisin më 24 mars, por kjo datë mund të shtyhet në rast se çerekfinalet shkojnë me 3 ndeshje. Studenti dhe Teuta, dy ekipet e para në renditje, janë dy ekipet e para gjysmëfinaliste dhe janë në pritje të rivalëve. Në finale, shkon skuadra që fiton 2 nga 3 ndeshjet gjysmëfinale. faza finale, e cila është me 5 ndeshje, është parashikuar që të nisë më 3 prill dhe të përfundojë më 15 prill (nëse luhen të pesta ndeshjet, ashtu si një vit më parë;).



Vllaznia - Elbasani

Posted by vllaznia on February 14, 2012 at 5:40 PM Comments comments (0)

Vllaznia kalon pa problem Elbasanin 





Vllaznia 3-0 Elbasani ( 25-21 ; 25-13 ; 25-14 )


VLLAZNIA : Atrid Miloti ; Nikolin Qafarena ; Andi Prela, Ardit Taflaj ; Tuad Drinazi ,Dorjan Tafa ; Fatjon Çekini ; Mirjan Rahishta

Trajner : Artan Kalaja

Elbasani : Dervina, Çeta, Uruçi, Çullhaj, Tollumi, Agushi, Dedja (L) / Kallajxhiu.

Trajner: A. Shabanaj


Vllaznia vjen ne kte jave te katert pas 3 humbjeve : 

<>me Studentin 3 me 1 ;

<>me Tiranen 3 me 1 

<>me Teuten 3 me 0 

Ekipi shkodran duhet te fitoje patjeter ne menyre qe te siguroje PlayOff-in .. Ndeshja me Elbasanin duhet konsideruar shume e rendesishme dhe kerkon vemendje maksimale pasi ekipi i Vllaznise po kalon nje periudhe jo te mire .. Ndeshja zhvillohet ne pallatin e sportit Qazim Dervishi , Shkoder , diten e Merkure 15 shkurt ora 16:00 .. ju Mirpresim 



Rss_feed

Videos

650 views - 0 comments
547 views - 0 comments
705 views - 0 comments
590 views - 0 comments